Dëshmitari i gjashtë flet për një person të rrahur nga pjesëtarët e UÇK-së: I thanë se është spiun
Dëshmitari i gjashtë në Dhomat e Specializuara të Hagës e ka nisur dëshminë.
Ai ka folur për një person me numrin 2, që sipas tij, ishte ndaluar nga pjesëtarë të UÇK-së si i dyshuar për spiun.
Dëshmitari ka bërë të ditur se ky person ishte rrahur nga pjesëtarët e UÇK-së.
Nacionale sjell bisedën e dëshmitarit me prokurorin:
Prokurori: Kur u ndalua personi 2, a e ka parë personi 1?
Dëshmitari: Po
Prokurori: Personi 2 a të ka thënë ty në çfarë gjendje ishte personi 1 kur janë takuar?
Dëshmitari: Jo në gjendje të mirë
Prokurori: Çfarë të ka thënë?
Dëshmitari: I rrahur.
Prokurori: Personi 2 a të ka dhënë ndonjë përshkrim për të përshkruar se në çfarë gjendje ishte situata e personit 1 pas rrahjeve?
Dëshmitari: jo
Prokurori: Pse e kishte ndaluar personin 1?
Dëshmitari: I kanë thanë se është bashkëpunëtor i Serbisë. Spiun.
Prokurori: Personi 2 a të ka shpjeguar ty, a të ka thënë se si janë rrahur ata ndërkohë që janë mbajtur të ndaluar?
Dëshmitari: Po. Ka ardhë në shtëpi dhe e kem pa në çfarë gjendje është, dhe ka treguar se qysh e kanë rrahur.
Prokurori: Çfarë tha ai lidhur me rrahjen?
Dëshmitari: Tregoi se shumë e kishin rrahë, dhe me sy e kemi parë që u kanë i rrahur.
Prokurori: Thatë që me sy u shihke që e kishin rrahur. Na përshkruaj si dukej me sy personi 2?
Dëshmitari: Pasi ka ardhë në shtëpi kemi hi brenda krytë e ka pas të qamë, fytyrën e ka pas të zezë edhe trupin mavijë.
Prokurori: Personi a i dinte se si quheshin personat e tjerë të ndaluar?
Dëshmitari: Jo.