Dëshmitari 8 flet për Gardën Kombëtare: Nuk e di kur ishte themeluar ky njësit - NACIONALE

Dëshmitari 8 flet për Gardën Kombëtare: Nuk e di kur ishte themeluar ky njësit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Dëshmitari i tetë në gjykimin kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ka folur për Gardën Kombëtare.

Ai tha se nuk ka pas informacione se kur ishte formuar ky njësitë, por që detyrë e tyre ishte sigurimi i zonës operative që ka ekzistuar atë kohë.

Dëshmitari deklaroi se pas përfundimit të luftës ishte angazhuar në këtë njësitë. I pyetur nga prokurorja e specializuar, Silvia D’Ascoli se çfarë detyra kishte Garda Kombëtare, dëshmitari tha se përveç mbrojtjes së zonës operative nuk kanë pas ndonjë detyrë tjetër të caktuar.

Ai u pyet nga prokurorja e specializuar, D’Ascoli se kush ishte komandanti i njësitit të Gardës Kombëtare, dëshmitari i tetë tha se ishte personi me numër 5 dhe me aq sa mban mend kjo Gardë i ka raportuar direkt Zonës Operative të Llapit.

Pas këtyre përgjigjeve në seanca publike, me kërkesë të prokurores së ZPS-së seanca gjyqësore ka vazhduar në sesion të mbyllur.

Lajme të ngjashme