Dëshmitari 24: Thaçi pas luftës punoi me LDK-në për të mirën e Kosovës
Dëshmitari i 24-të ka qenë anëtar i LDK-së e komandant i UÇK-së.
Ai në seancë private ka dëshmuar në pyetjet e Prokurorisë, kurse mbrojtja ka bërë disa pyetje në seancë publike.
Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Keohe, e ka pyetur dëshmitarin për të gjitha koalicionet PDK-LDK që nga paslufta, të cilat dëshmitari i ka konfirmuar të gjitha.
Madje, dëshmitari konfirmoi pyetjen e Keohes se “Thaçi ka punuar krah për krah me LDK-në për të mirën e Kosovës”
Nacionale sjell përgjigjet:
Keohe: Ju në ZPS keni folur për problemet që kanë lindur pas luftës. Do të doja të shohim veprimtarinë tuaj pas luftës për të parë nëse përputhet me pyetjet. A është e vërtetë që nga viti 2001 deri më 2004, Thaçi u bashkua në koalicion me Rugovën dhe z.Thaçi u tërhoq pastaj dhe lejoi Bajram Rexhepin
Dëshmitari: Po
Keohe: Ishte Thaçi ai që mbështeti Rugovën të bëhej president ne Parlamentin e Kosovës.
Dëshmitari: Po
Keohe: 2004-2007 Thaçi ishte në opozitë me PDK-në dhe pajtohej që bashkohej me ekipin e Rugovës për të bërë negociatat për statusin e Kosovës. Dhe ky grup është kryesuar nga një udhëheqës i LDK-së, Fatmir Sejdiu dhe Thaçi punoi me këtë ekip ndonëse ishte në opozitë?
Dëshmitari: Po
Keohe: Nga 2007 deri në 2010 dhe u bë kryeministër. Ftoi LDK-në që të bashkohej në koalicion për të formuar qeverinë?
Dëshmitari: Po
Keohe: Fatmir Sejdiu personi që e përmenda më herët u bë president i Kosovës?
Dëshmitari: Po
Keohe: 2014 deri 2017 pasi fitoi zgjedhjet Thaçi, ai e solli LDK-në si pjesë të koalicionit dhe ia dha pozitën e kryeministrit udhëheqësit LDK-së, Isa Mustafës?
Dëshmitari: Po
Keohe: Në 2016 LDK-ja votoi në favor të Thacit për president?
Dëshmitari: Po
Keohe: Pra gjatë gjithë kësaj kohe Thaçi ka punuar krah për krah me ju dhe LDK-në për të mirën e Kosovës apo jo?
Dëshmitari: Po