Dëshmia e James Rubin “çmontoi propagandën dhe shpifjet dashakeqe”, thotë Ali Ahmeti - NACIONALE

Dëshmia e James Rubin “çmontoi propagandën dhe shpifjet dashakeqe”, thotë Ali Ahmeti

11 muaj më parë

nga NACIONALE

Ali Ahmeti, lideri shqiptar në Maqedoni të Veriut, në një reagim në rrjete sociale gjatë kohës sa James Rubin, ish-Ndihmës Sekretar i Shtetit po dëshmon si dëshmitar i mbrojtjes së krerëve të UÇK-së në Gjykatën Speciale, tha se dëshmia e Rubin “çmontoi propagandën dhe shpifjet dashakeqe”. s

“E vërteta del në sipërfaqe dhe të gjitha shpifjet dhe propaganda dashakeqe u çmontuan sot ne Hagë.

James, të falemnderit ty, falemnderit Shteteve të Bashkuara të Amerikes dhe botës demokratike që e perkrahu kushtrimin e popullit shqiptar për liri, demokraci dhe pavarësi.

Lufta jonë për pragun e shtëpise ishte e drejtë, e duhur dhe e domosdoshme, prandaj dhe u përkrah nga Washingtoni, Brukseli, Londra, Parisi,Roma, Berlini dhe e gjithë bota liridashëse”, shkroi Ali Ahmeti.

Lajme të ngjashme