Deklaratat e Pallaskës në RTK: Gjykata refuzon kërkesën e Prokurorisë për “paralajmërim” - NACIONALE

Deklaratat e Pallaskës në RTK: Gjykata refuzon kërkesën e Prokurorisë për “paralajmërim”

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trupi gjykues e ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë që avokati Dastid Pallaska të paralajmërohet me vërejtje të fundit, për disa deklarata në RTK.

Dokumenti është publikuar në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale, raporton Nacionale.

Pallaska kishte pasur disa deklarata në RTK, për të cilat Prokuroria kishte thënë se janë mashtruese dhe me tendencë.

Kurse, mbrojtja e kishte akuzuar Prokurorinë se po synon ta ndalojë fjalën e lirë të avokatëve.

Trupi gjykues ka refuzuar kërkesën e Prokurorisë, por i ka kërkuar mbrojtjes që t’i zbatojë kodet në fuqi të mirësjelljes.

Lajme të ngjashme