Dedaj me kërkesa në seancë në Hagë: Është mirë të gjithëve me na sjell nga një kafe
Gjergj Dedaj po e vazhdon dëshminë në Gjykatën Speciale të Hagës.
Ai ka pasur një kërkesë në seancë. Ka kërkuar kafe për të gjithë.
“Dua t'ua tregoj një detaj që s'e kam thënë kurrë. Isha shumë i etur, sikur tash që s'na keni sjell as kafe e mendoj se është mirë me na sjell nga një kafe të gjithëve, pa dashur të ndërhyjë në rregullat e juaja...Kërkoj ndjesë nëse është ndërhyrje...Kam parë para derës së një shtëpie shisnin disa pije. Isha i etur dhe atë person e kam lutur të më blejë një pije. Ka zbritur, më ka çelur pijen, e kam pirë dhe s'kam pasur asnjë problem, as me shoferin e as me atë që ka qenë aty”, ka shtuar ai gjatë dëshmisë.