Covey për Thaçin: Ishte shumë ambicioz dhe i zgjuar - NACIONALE

Covey për Thaçin: Ishte shumë ambicioz dhe i zgjuar

9 muaj më parë

nga NACIONALE

Në Kosovë neve na u paraqit, shembull konkret, ky njeri i ri, që ishte ndoshta jo shumë i zhvilluar por shumë ambicioz dhe shumë i zgjuar, me ambicie politike që ishin përtej aftësisë së tji për të imponuar këto ambicie politike.

Ne pamë me interes këtë, se si ai po përpiqej të gjente këtë rrugë në të cilën nuk kishte përvojë”- thotë Jock Covey për ish-Presidentin Hashim Thaçi.

**

Njeriu më i afërt i Bernard Koushner, Jock Covey, ka vazhduar dhe sot dëshminë e tij në Hagë. Në një moment, ai është pyetur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi se si e kanë njoftuar Thaçin në periudhën e vitit 1999.

Ai nënkupton se ekipi i tij, bashkë Bernard Kouchner nuk ishin njerëz ‘të papërvojë në identifikimin e njerëzve me të cilët mund të punonin”.

Si kemi arritur në këtë vlerësim. E kuptoj se disa prej nesh bëjnë një paraqitje pak më të butë, dikush që nuk i ka të gjitha informacionet mund të bëj edhe pyetje nëse një person i tillë është pak naiv ose është mashtruar nga fjalë të bukura, por ne – dhe këtu po përfshij veten dhe Bernard Kushner, nuk jemi fillestarë në këtë.

Në kohën kur shkova atje, unë kisha 30 vite përvojë në shërbimet e jashtme, kudo”, thotë Covey në dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Ai thotë se kanë ‘trajtuar mirë gjithçka’ se çka i karakterizonte njerëzit e UÇK-së, meqë thotë se ‘të dhënat që mblidhhnin duhet t’ua paraqitnin qeverive të tyre’.

Kemi trajtuar gjithcka, nga kultura luftarake ekstreme te njerëz jashtëzakonisht të këqinj me qëllime të tmerrshme, deri te frikësimi politikanë të zgjuar që tentonin të kuptonin që të gjenin një mënyrë për të shprehur atë që mendonin dhe për ta thënë atë në mënyrën sic ne donim ta besonim.

Ne nuk mund të presim të kemi informacionin e plotë ose të gjitha informacionet, megjithatë pritet prej nesh që të arrijmë në përfundime që presidentët dhe qeveritë tona mund të mbështeten tonë.

Besoj që gjatë shërbimit tim, e kam përmbushur këtë sfidë”, thotë ai.

Ndërkohë, gjatë kësaj pjese të dëshmisë, Covey e përshkruan Thaçin kështu:

Në Kosovë neve na u paraqit, shembull konkret, ky njeri i ri, që ishte ndoshta jo shumë i zhvilluar por shumë ambicioz dhe shumë i zgjuar, me ambicie politike që ishin përtej aftësisë së tji për të imponuar këto ambicie politike.

Ne pamë me interes këtë, se si ai po përpiqej të gjente këtë rrugë në të cilën nuk kishte përvojë” – thotë ai. /Nacionale.

Lajme të ngjashme