Claude Cahn dëshmitari i 50-të në rastin e krerëve të UÇK-së
Po vazhdon gjykimi në rastin e krerëve të UÇK-së në Hagë.
Dëshmitari i 50 që është paraqitur sot është Claude Cahn.
Dëshmia e tij, sipas ZPS-së, ka të bëjë me shkeljet e dokumentuara të të drejtave të njeriut të romëve në Kosovë gjatë punës së tij në Qendrën Evropiane për të Drejtat e Romëve (ERRC) në korrik 1999.
Ai ka nisur dëshminë duke pretenduar se romët e ndaluar nga UÇK-ja ishin në gjendje të rëndë.
Dëshmia e tij ka nisur e hapur për publikun, ndër herët e rralla, pasi shumica e seancave zhvillohen të mbyllura.
Më herët gjatë ditës dëshmoi dëshmitarja 49.
Kjo dëshmitare ishte me masa mbrojtëse dhe është duke dëshmuar në sesion privat për publikun. Mirëpo, sipas përmbledhjes së lexuar nga përfaqësuesit e ZPS-së, dëshmitarja do të flas lidhur me një viktimë vrasje që përmendet në aktakuzë për të cilën pretendohet se është vrarë pasi që është marrë dhe dërguar në UÇK në zonën e Llapit.
“Dëshmia e dëshmitarit 04881 ka të bëjë me një viktimë vrasje në aktakuzë që është vrarë pasi është marrë dhe dërguar në UÇK-ja në zonën e Llapit. Dëshmia e dëshmitares përshkruan rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje dhe çfarë i kanë thënë familja e saj dhe rrethanat që kanë ndikuar mbi të”, tha përfaqësuesja e ZPS-së.