Clark: Nuk kisha prova e as dëshmi që UÇK-ja ishte prapa dëbimit të 170 mijë serbëve
Komandanti Wesley Clark ka folur për akuza se UÇK-ja ka kryer spastrim etnik.
Clark tha se nuk kishte asnjë provë për këtë.
“Unë nuk kam prova apo dëshmi se UÇK-ja ishte prapa kësaj, kam indikacione që provojnë të kundërtën. Po i referohem deklaratë ku përmenden rreth 170 mijë serbë, pretendohet të jenë dëbuar nga Kosova”, tha Clark.