Caktohet paraburgimi për dy të dyshuarit për dhunimin e 23 vjeçares në Pejë - NACIONALE

Caktohet paraburgimi për dy të dyshuarit për dhunimin e 23 vjeçares në Pejë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gjykata Themelore e Pejës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh ndaj dy të dyshuarve për dhunimin e 23-vjeçarës nga Shqipëria, e cila vuan nga problemet mendore.

Lajmin për Betimi për Drejtësie ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi.

“Prokurori i shtetit, brenda afatit ligjor ka parashtruar kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit prej 30 dite në Departamentin e Krimeve të Renda në Gjykatën Themelore ne Pejë, gjatë ditës se enjte. Ditën e premte të javës se kaluar kemi marre konfirmimin nga gjyqtari i procedurës paraprake që kërkesa e prokurorisë është aprovuar dhe dy të pandehurit të dyshuar për veprën penale “Dhunimi” ju është caktuar masa e paraburgimit”, tha ai.

Lajme të ngjashme