BMW-ja e vjedhur në Gjermani, gjendet në Mitrovicë të veriut
Policia e Kosovës përmes një komunikate për media ka lajmëruar se është gjetur një veturë e tipit BMË, e cila në Gjermani ishte raportuar si e vjedhur.
Vetura është gjetur e parkuar në Mitrovicën e veriut. Tutje në komunikatë thuhet se Policia po vazhdon me hetimin e këtij rasti.
E plotë
Vetura e vjedhur në Gjermani gjendet dhe konfiskohet në Mitrovicë Veri
Prishtinë, 05 qershor 2023
Si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar në mes të autoriteteve gjermane dhe Policisë së Kosovës, konkretisht Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), është arritur të lokalizohet në Kosovë, vetura e tipit BMË 320 me targa gjermane, e cila kërkohej nga autoritetet e Gjermanisë, si veturë që dyshohej se është vjedhur në shtetin e Gjermanisë.
Automjeti i kërkuar është lokalizuar në veri të vendit, ku njësitet policore të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë Veri, falë veprimeve të menjëhershme operativo-hetimore kanë lokalizuar dhe konfiskuar automjetin e kërkuar, i cili ka qenë i parkuar në një lokacion në komunën Mitrovicë Veri.
Lidhur me rastin, janë duke u kryer të gjitha veprimet e mëtejme ligjore dhe hetimore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë dhe të autoriteteve të shtetit Gjerman.