Behramaj: Bastisja në shtëpinë e Sylejman Selimit e kënaq Beogradin dhe jugonostalgjikët e Kosovës
Ish-këshilltari i Hashim Thaçit, Adil Behramaj, ka reaguar për bastisjen në shtëpinë e Sylejman Selimit nga Prokuroria e Hagës.
Behramaj ka pyetur se si po ndjehet qeveria Kurti.
Postimi:
Pa përfunduar ende Epopeja e UÇK-së, shtëpia e ish-Komandantit të Përgjithshëm të UÇK-së u bastis nga Prokuroria e Speciales. Ky veprim padyshim që kënaq Beogradin dhe jugonostalgjikët e Kosovës. Po Qeveria Kurti, si po ndjehet? A do të reagojë vallë këtë herë akrepi i busullës së saj?74 vota