Bashkëshortja e Kryeprokurorit që kërkoi urdhër-arrest për Netanyahun, bëhet pjesë e mbrojtjes së Jakup Krasniqit - NACIONALE

Bashkëshortja e Kryeprokurorit që kërkoi urdhër-arrest për Netanyahun, bëhet pjesë e mbrojtjes së Jakup Krasniqit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ekipi mbrojtës i Jakup Krasniqit është fuqizuar me një prurje të re. Fjala është për avokaten Shyamala Alagendra Khan.

Alagendra Khan është hiç më pak se bashkëshortja e Karim Khan, kryeprokurorit që lëshoi urdhër-arrest për Benjamin Netanyahun.

Karim Khan është aktualisht Kryeprokuror i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, dhe Nacionale ka mësuar se avokatja e re e Jakup Krasniqit, është bashkëshortja e tij.

Dokumenti është bërë publik në faqen zyrtare të Gjykatës Speciale.

Karim Khan bashkë me Shyamala Alagendra Khan kanë punuar bashkë edhe në disa raste në të kaluarën.

Nga postimet e Alagendra Khan nëpër disa rrjete sociale, shihet se ajo e ka përcjellur edhe gjykimin e krerëve të UÇK-së në Hagë.

Një nga këto raste ka qenë mbrojtja e djalit të Gaddafit, Saif Al-Islam Gaddafi. Burrë e grua kishin qenë në ekipin mbrojtës në këtë rast.

Karim Khan kishte qenë një personalitet i rëndësishëm edhe në Kosovë, si avokat i Fatmir Limajt.

Për vite me radhë, Khan kishte qenë avokat i ish-komandantit të UÇK-së, Fatmir Limajt.

Me Khan si avokat, Limaj kishte dalur i pafajshëm nga akuzat për krime lufte në Tribunalin e Hagës por edhe në gjykimin nga EULEX-i në Kosovë.

Khan e kishte mbrojtur për një kohë Limajn edhe në akuzat për korrupsion sa ishte ministër i Transportit.

Karim Khan ishte larguar nga pozita e avokatit të Fatmir Limajt më 13 janar 2014.

Në deklaratën e tij të sotme para mediave, Khan dha disa arsye për kërkesën e tij.

Duke folur për veprimet e Izraelit, Khan tha në një komunikatë se “ndikimet e përdorimit të urisë si mjet lufte, së bashku me sulmet e tjera dhe ndëshkimin kolektiv kundër popullsisë civile në Gazë, janë akute, të dukshme dhe shumë mirë të ditura...Ato përfshijnë kequshqyerjen, dehidrimin, vuajtjen e skajshme dhe numrin e madh të vdekjeve në mesin e popullsisë palestineze, përfshirë të foshnjave, fëmijëve të tjerë dhe grave”.

Lajme të ngjashme