Avokati i Sylejman Selimit: Specialja mendon se në shtëpi ka prova për pengim të drejtësisë
Avokati i Sylejman Selimit, Artan Qerkini, është deklaruar lidhur me bastisjen e Speciales në shtëpinë e ish-eprorit të UÇK-së.
Qerkini e ka konfirmuar raportimin e Nacionale se Selimi dyshohet për veprën penale të pengimit të drejtësisë.
“Sic edhe keni raportuar, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake është bastisur shtëpia e z.Sylejman Selimi. Fillimisht vlen të theksohet se ai nuk e ka statusin e personit të dyshuar, por sipas urdhërit të gjykatës mendohet se në shtëpinë e tij mund të ketë pas prova që ndërlidhen me procedimet penale për pengim të drejtësisë”, tha Qerkini para gazetarëve.