Avokati i familjes së Marigona Osmanit: Të pakënaqur me dënimin ndaj Arbër Sejdiut
Avokati i familjes së Marigona Osmanit, Gazmend Rexhepi ka folur para mediave, menjëherë pas shpalljes së Aktjgykimit, me anë të së cilit u dënua përjetësisht Dardan Krivaqa. Por, dënimi i Arbër Sejdiut, me 15 vite burgim, për ndihmë në vrasje të rëndë, sipas avkokatit e familjarëve është i ulët.
“E sqaroi Gjykata, ka qenë e fshtirë me u dokumentu me prova. Fokusi im si përfaqësues ka qenë te vrasja mizore, në mënyrë që të merret dënimi maksimal. Për çështjen e dhunimit… unë vazhdoj të besoj që e ndjera ka qenë edhe e dhunuar, atë pretendim e japin edhe video-inçizimet por ta sqarojmë se ky është vetëm verdikt i gjykatës i shkallës së parë. Do ta kemi edhe të drejtën e ankesës”
“Familja është e frustrume për të dytin (Arbër Sejdiun) mirëpo si përfaqësues i saj jam në kontakt të vazhdueshëm. Ne i besojmë vetëm drejtësisë dhe gjykimit që bëhet në salla të gjykimit, nuk ka te na kanun e forma të tjera”.- ka thënë ai.