Avokati: Dejan Pantiq ende nuk është intervistuar nga Prokurori
Dejan Pantiq, ish-polic i Kosovës, është arrestuar që një kohë, gjersa nga fundi i dhjetorit gjendet në arrest shtëpiak. Por sipas avokatit të tij, Lujbomir Pantoviq, Pantiq ende nuk është intervistuar nga prokurori.
Në një përgjigje për Kallxo.com, z. Pantoviq ka treguar se nuk ka marrë ende asnjë kërkesë për intervistimin e Pantiqit, që akuzohet për terrorizëm.
“Nëse pyetni se a është intervistuar tek prokurori, Pantiq, përgjigja është jo. Tani për tani jo kurrgjë, deri më sot jo.” – tha avokati Pantoviq.
Ndërsa prokurori i rastit, Afrim Shefkiu, ka deklaruar se do të bëjë përsëri kërkesë për të intervistuar ish-policin.
“E ka shfrytëzuar të drejtën e mbrojtjes në heshtje, na e provojmë prapë me intervistu në prezencë të avokatit, por në herën e parë është mbrojtur në heshtje.” – deklaroi prokurori Shefkiu.