Arsim Bajrami: Kosova bëri gabim që hyri në dialog - NACIONALE

Arsim Bajrami: Kosova bëri gabim që hyri në dialog

3 javë më parë

nga NACIONALE

Njëri nga hartuesit e Kushtetutës së Kosovës, profesori universitar Arsim Bajrami po konsideron se Kosova bëri gabim që vendosi të hyjë në dialog me Serbinë.

Ai thotë se partitë politike duhet t’i lënë anash interesat partiake dhe të krijojnë një konsensus sa i përket dialogut me Serbinë.

“Edhe vetëm kam përgjegjësi për dështimet në dialog, pasi kam qenë pjesë e institucioneve, edhe pse s’kam pasur kompetenca në dialog. Dialogu është një storie mjaft kontraverse. Kosova pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) në vitin 2010, e cila konfirmoi legalitetin dhe legjitimitetin e shpalljes së pavarësisë nuk është dashur të hyjë në asnjë dialog. Ne është dashur të këmbëngulim se e kemi vendimin e GJND-së, pavarësia jonë është legjitime dhe ne mund të bisedojmë me Serbinë vetëm pas njohjes reciproke dhe t’i zgjidhim problemet teknike një nga një. Kjo s’ka ndodhur, por jemi futur në një dialog, të cilin unë e quaj si qorrsokak”, ka theksuar Bajrami në RTK.

Asociacioni së fundmi është përfshirë edhe në Marrëveshjen e Ohrit, megjithëse kryeministri Kurti ka thënë se nuk e ka pranuar asnjëherë.

Lajme të ngjashme