Arrestohet një person në Vushtri, i sekuestrohet një kavanoz me substancë narkotike
Policia e Kosovës, përmes një komunikate kanë njoftuar se është arrestuar një 27 vjeçar në Vushtri, të cilit i është sekuestruar një kafanoz me substancë të dyshuar narkotike.
Tutje, në komunikatë thuhet se me rrjedhën e mëtejme hetimore po vazhdon të merret njësia përkatëse në Mitrovicë.
Komunikata e plotë:
Arrestohet një person i dyshuar për posedim të substancave narkotike
Vushtrri, 24 prill 2023
Në orët e paradites së sotme, policia në Vushtrri ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.
Arrestimi i të dyshuarit F. Z .,27 -vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës është realizuar në fshatin Dervarë në kohën kur zyrtarët policorë kanë ndaluar për kontroll një veturë me ç’ rast gjatë kontrollit brenda në veturë është gjetur një kavanoz me substancë të dyshuar narkotike.
Me rrjedhën e mëtejme hetimore po vazhdon njësia përkatëse në kuadër të DHTN- në Mitrovicë.