Arrestohet i dyshuari që e kanosi prokurorin, ishte i veshur me antiplumb - NACIONALE

Arrestohet i dyshuari që e kanosi prokurorin, ishte i veshur me antiplumb

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Një person është arretuar ditën e djeshme në objektin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

I njëjti nuk e kishte liruar zyrën e prokurorit dhe e kishte kansour këtë të fundit.

Atij i është gjetur i veshur edhe një jelek antiplumb.

Njoftimi:

Prokuroria Themelore Prishtinë 04.07.2024-10:54. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që nuk kishte liruar zyrën e prokurorit dhe i njëjti ka kanosur me fjalë ankuesin mashkull kosovar. Gjatë kontrollit trupor i dyshuari kishte të veshur një antiplumb, i cili është sekuestruar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Lajme të ngjashme