Apeli rrëzon vendimin e Themelores, urdhëron rigjykim për drejtoreshën e Inspeksionit në Gjilan - NACIONALE

Apeli rrëzon vendimin e Themelores, urdhëron rigjykim për drejtoreshën e Inspeksionit në Gjilan

1 muaj më parë

nga NACIONALE

Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin e Gjykatës Themelore në Gjilan, duke urdhëruar rigjykim ndaj drejtoreshës së Inspeksionit, Entela Hyseni, për akuzën e keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Më 2 maj 2025, Themelorja e kishte rrëzuar aktakuzën ndaj Hysenit, me arsyetimin se mungonin provat për të mbështetur dyshimin se ajo ka kryer vepër penale.

Megjithatë, pas ankesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan dhe reagimeve të palëve të përfshira, Apeli ka vlerësuar se ekzistojnë prova të mjaftueshme për të vazhduar procesin penal ndaj Hysenit.

Sipas raporton “Betimi për Drejtësi”, Gjykata në Gjilan gabimisht ka aprovuar kërkesën për hedhje të aktakuzës të bërë nga Hyseni, pasi që ka prova të mjaftueshme për të rezultuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë se Hyseni ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë, Hyseni dyshohet për ‘’keqpërdorimi te pozitës apo autoritetit zyrtar’’.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, më datë 10.03.2025 ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit S.K., për shkak të veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ndërsa, më datë 18.03.2025 është ngritur aktakuzë ndaj të pandehurës E.H., për shkak të veprës penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’, të KPRK-së”

Lajme të ngjashme