Albulena Haxhiu kërkon ndjekje penale ndaj të gjithë zyrtarëve përgjegjës për rastin e Hamide Magashit - NACIONALE

Albulena Haxhiu kërkon ndjekje penale ndaj të gjithë zyrtarëve përgjegjës për rastin e Hamide Magashit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka dhënë një intervistë së fundi për KosovaPress ku ka shprehur sërish qëndrimet e saj në lidhje me vrasjen makabre të gruas shtatzënë në oborrin e QKUK-së. Sipas saj, dështimi ishte te Prokuroria.

Vrasja e Hamide Magashit ka tronditur opinionin publik. Por, duket se nuk ka ndërmend askush që të ofrojë përgjegjësi politike për këtë rast të dhunës në familje. Ministrja Albulena Haxhiu ka ripërsëritur qëndrimet e mëparshme, duke dhënë vlerësimet e saj që beson se mbështeten në raporte.

“Sipas informacioneve të deritanishme që i kemi, dështimi kryesor është te Prokuroria... tashmë ne kemi tri raportet por që masa janë ndërmarrë deri tani vetëm sa i përket zyrtarëve policorë që dyshohet se kanë falsifikuar dokumentet sepse nuk kanë pasë kontakt me viktimën, ndërsa në dokumente shkruan se kanë pasur...” – thotë znj. Haxhiu në deklaratat e saj.

“Jam shumë e brengosur për mënyrën se si është bërë raporti i Inspektoratit Shëndetësor sepse aty as nuk kërkohet asnjë masë për personat të cilët mund të konsiderohen përgjegjës, përveç krijimin e protokolleve të reja dhe kudesit që duhet ndaj pacientëve apo grave që lindin dhe sa i përket Qendrave për Punë Sociale, ndonëse evidentohet në disa raste se nuk kanë funksionuar siç duhet, nuk kemi marrë mara që duhet të ndërmerren.” – vazhdon ministrja e Drejtësisë.

“Megjithatë, inspektorati është arsyetuar që raportin e kanë dërguar te komunat, sepse siç e dini komunat – në këtë rast e Shtimes, Lipjanit, Ferizajt – kanë qenë përgjegjëse për ofrimin e shërbimeve ndaj viktimës dhe raportet janë dorëzuat te drejtoritë komunale, dhe unë kam marrë përgjegjësinë t’u shkruajë kryestarëve të komunave dhe po presim të ndërmerren masa në raport me përgjegjësinë,” – është shprehur ajo.

Kryetar i komunës së Shtimes është Qemajl Aliu nga Vetëvendosje. Kryetar i komunës së Lipjanit është Imri Ahmeti nga LDK. Kryetar i komunës së Ferizajt është Agim Aliu nga PDK.

Ajo ka insistuar që të ketë ndjekje penale ndaj të gjithë zyrtarëve që nuk ishin në krye të detyrës për rastin e gruas shtatzënë të vrarë në oborrin e QKUK-së.

Duhet kujtuar se tendenca e pushtetit për të fajësuar vetëm Prokurorinë për këtë rast, por jo edhe Policinë, është parë me qëllim që të amnistohet nga përgjegjësia politike Xhelal Sveçla, ministri i Punëve të Brendshme.

Lajme të ngjashme