Akuza e re nga Specialja, Behrami publikon foto me Thaçin
Artan Behrami, ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka publikuar një foto me këtë të fundit, pas akuzës së re nga Gjykata Speciale.
Krahas fotos, Behrami ka shkruar:
“MeHashimThaçin” – ka shkruar ai.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka ngritur akuzë të ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, nën pretendimin se ka penguar drejtësinë.
Në një komunikatë për media, pas aksionit të së enjtes, ZPS ka bërë me dije se në këtë rast, ka arrestuar Bashkim Smakajn, Isni Kilajn dhe Fadil Fazliun.