Akuza e re ndaj Thaçit, Hajdari: Poshtërimi i paimagjinueshëm - NACIONALE

Akuza e re ndaj Thaçit, Hajdari: Poshtërimi i paimagjinueshëm

1 vit më parë

nga NACIONALE

Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Petrit Hajdari, ka reaguar ndaj akuzës së re ndaj Hashim Thaçit, të cilën e ka ngritur Gjykata Speciale.

Ai është shprehur i befasuar se si mund të ngritët një akuzë për pengim të drejtësisë një personi i cili për 4 vite ka qenë i burgosur.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hajdari ka shkruar se ky është poshtërimi i paimagjinueshëm.

“Po rrëshqet aty ku pritej. Gjykata Speciale u nis për pretendimet e famëkeqit Dick Marty për kontrabandë me organe njerëzore. Një raport që i ngjante romaneve fantashkencë, i dha udhë Gjykatës Speciale e cila, që në aktakuzën e parë s'ka asnjë fjalë nga raporti i Martyt, tash në panik nga mosargumentimi i asnjë akuze, na paska shpikur një pengesë të re. Hashim Thaçi na i paska penguar në kryerjen e detyrës, duke qenë i burgosur. Çfarë imagjinate e poshtër! Çfarë poshtërimi i paimagjinueshëm!”, ka shkruar Hajdari.

Lajme të ngjashme