Aktakuzë ndaj tre policëve që e rrahën qytetarin në Klinë - NACIONALE

Aktakuzë ndaj tre policëve që e rrahën qytetarin në Klinë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Prokuroria në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj tre policëve të dyshuar për rrahjen e qytetarit në Klinë.

Ata dyshohen për keqtrajtimit gjatë ushtrimit të detyrave, lëndim i lehtë dhe lajmërim i rremë.

Njoftimi:

Aktakuzë ndaj tre zyrtarëve policorë për keqtrajtimin e viktimës në Klinë

Pejë, 11 gusht 2025 – Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Përgjithshme, ka ngritur aktakuzë ndaj ish zyrtarëve policor, N.G, Sh.S dhe E.E, për shkak se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë” dhe veprën penale “Lëndim i lehtë trupor” nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, tre të pandehurit, N.G, Sh.S dhe E.E në cilësinë e zyrtarëve policorë nga Njësia reaguese e Stacionit Policor të Klinës ,përkatësisht në shtëpinë e të dëmtuarit D.K., duke vepruar në bashkëkryerje dhe duke keqpërdorur autorizimet e tyre (në kundërshtim me nenin 11 të Ligjit Nr. 04/L-076 për Policinë), me dashje keqtrajtojnë personin tjetër dhe atë të dëmtuarin, në atë mënyrë që, pasi të pandehurit i përgjigjen thirrjes së një ankese të qytetarit i cili ishte sulmuar nga i dëmtuari në këtë rast, të njëjtit e identifikojnë dhe shkojnë tek shtëpia e tij në vendin e lartë cekur, ku fillimisht e njoftojnë se duhej të shoqërohej në stacionin policor, e më pas duke tentuar ta prangosin, të pandehurit Sh.S dhe E.E e mbajnë nga krahët të dëmtuarin D.K, ndërsa i pandehuri N.G fillon ta godas të dëmtuarin me shuplaka disa herë në kokë e më pas edhe me grushte në pjesën e abdomenit, duke cenuar kështu rëndë dinjitetin njerëzor të tij. Me çka duke vepruar si bashkë kryes kanë kryer vepër penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” nga KPRK-së.

Po ashtu, i pandehuri N.G, akuzohet për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”, pasi që në cilësinë e zyrtarit policor, përkatësisht në shtëpinë e të dëmtuarit, i pandehuri me dashje i shkakton lëndime të lehta personit tjetër dhe atë të dëmtuarit D.K, ku i njëjti e godet të dëmtuarin me shuplaka disa herë në kokë e më pas edhe me grushte në pjesën e abdomenit, si rezultat i tyre të dëmtuarit i shkaktohen lëndime të lehta trupore të konstatuara si në akt ekspertimin mjeko-ligjor.

Tre të pandehurit, nga prokurori i çështjes, akuzohen edhe për veprën penale “Lajmërimi apo kallëzimi i rremë” sepse me datë 28 qershor 2025, në Stacionin Policor në Kline, ne cilësinë e zyrtareve policor me dashje dhe duke vepruar në bashkëveprim, merren vesh mes vete për të njoftuar personin zyrtar për hetim bëjnë lajmërim të rrejshëm kinse, i dëmtuari D.K, ka kryer veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

Prokurori i shtetit përveç që ka kërkuar që të pandehurit të shpallen fajtor për veprat penale që ju vihen në barrë nga aktakuza, ka propozuar dënimin plotësues për të pandehurit “Ndalimin e ushtrimit te funksioneve në vende publike ose shërbime publike”.

“Gjithë ky krim, gjithë këto masakra, gjithë ky gjenocid, ky tmerr – ne ende sot jemi duke u përball me Gjykata Speciale në Hagë. Sot i kemi njerëzit që e kanë drejtu luftën atje. Atje po gjykohet lufta jonë, historia jonë. Asnjë nuk po gjykohet për shembull për ndonjë vepër pas lufte.

26 vjet pas nga ky gjenocid që është bërë, ata atje gjykohen për lirinë tonë. Po nëse gjykohet Hashim Thaçi, kush na siguron neve që nuk do të ketë trazira në rajon. Një luftë e jona, një liri e jona me dalë në bankë të të akuzuareve .” – tha Hasani.

“Unë besoj”, shtoi Hasani i pyetur nëse beson se do të ketë trazira në rajon në rast të dënimit të Thaçit.

“Unë besoj se do të ketë trazira në rajon. Të gjithë shqiptarët. Me ma gjyku lirinë time, luftën time, historinë time!?” – shtoi ai.

“Prandaj dënimi i tyre atje, është i papërballueshëm. Ai do të krijojë trazira jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon. Sepse kemi shqiptarë në Maqedoni që kanë luftuar në Kosovë, shqiptarë të Shqipërisë, shqiptar të Preshevës, të Malit të Zi, të diasporës. Nga të gjitha zonat në Kosovë ka dëshmorë, gjaku i tyre është i shtrirë në çdo pëllëmbë të Kosovës. Cila është arsyeja me prit, me thënë mirë u bë, jo. nuk ka mundësi, askush nuk do ta lejoj. Po as unë vetë s’do ta lejoj se është lufta ime, është liria jonë…

E tash përballë Serbisë, ne të dalim në gjykatë dhe akuzohemi. Kur krimet e Serbia nuk janë gjykuar asnjë. Ku shteti i serb ka marrë pjesë drejtpërdrejt në burgje. Nga gardiani, polici, ushtari, deri të i burgosuri serb. Nga ministria deri të presidenti drejtpërdrejtë kanë marrë pjesë si institucione të shteti në vrasjen 118 personave dhe plagosjen qindra të tjerëve (në burgun e Dubravës)”, ka shtuar Hasani.

“Në rajonin tonë, në disa lider të ri më së shumti mungon bashkëpunimi, stabiliteti e qartësia pro-perëndimore. Kush i mban të mbyllur këta kontribuues stabiliteti, punon kundër stabilitetit tonë, dhe vet Perëndimit në Ballkan. Gjatë luftërave, pas tyre, e deri më sot, asnjëherë Serbia e zyrtarët e Maqedonisë nuk janë pajtuar me të drejtat e shqiptarëve. Serbia po bën gjithçka për zhbërjen e pavarësisë së Kosovës përmes Gjykatës Speciale të Hagës. Po përpiqet të përmbys çdo të arritur në Kosovë. Gjykata u formua si u formua, u votua si u votua nga deputetë, u bë si u bë, ishte si ishte, por edhe ashtu siç u krijua, ajo nuk po e respekton të drejtën për një gjykim të paanshëm, të drejtë e brenda afatit të aryeshëm”, tha Ahmeti.

Lajme të ngjashme