Aktakuzë ndaj një serbi për krime lufte në Kosovë, akuzohet për dhunë seksuale
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës sot ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, kundër një një të pandehuri, të identifikuar si Z.N, shtetas serb, për akuzat për krime lufte të kryera gjatë konfliktit të Kosovës.
Aktakuza bazohet në pretendimet se Z.N ka kryer krime lufte kundër popullatës civile. Z. N aktualisht po mbahet në paraburgim me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake, në pritje të vendimeve të mëtejshme të gjykatës, ka bërë të ditur Prokuroria.
Sipas Prokurorisë, "hetimet kanë vërtetuar se gjatë periudhës kohore të luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999, i pandehuri ka kryer dhunë seksuale si krim i luftës ndaj një viktimë të nacionalitetit shqiptar."
Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Kosovës:
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër një të pandehuri për krime lufte.
Prishtinë, 26 gusht 2024 – Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur sot aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit Z.N, i nacionalitetit serb, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale Krim i luftës kundër popullsisë civile, e sanksionuar me nenin 142 lidhur me nenin 22 të RSFJ-së.
Hetimet kanë vërtetuar se gjatë periudhës kohore të luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999, i pandehuri ka kryer dhunë seksuale si krim i luftës ndaj një viktimë të nacionalitetit shqiptar.
Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme. I pandehuri gjendet nën masën e sigurisë - paraburgim, sipas vendimit të Gjyqtarit