A ishte fjalimi i djalit të Adem Jasharit në Epopenë e UÇK-së, mesazh edhe për Gjykatën Speciale? - NACIONALE

A ishte fjalimi i djalit të Adem Jasharit në Epopenë e UÇK-së, mesazh edhe për Gjykatën Speciale?

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Djali i Adem Jasharit, Lulzimi, mbajti ndër herët e rralla fjalim.

Ai u shfaq në Epopenë e UÇK-së dy ditë më parë. Aty në fjalimin e tij para ushtarëve, u duk se ai pati edhe një mesazh për Gjykatën Speciale.

Theksoi se armët e paraardhësve të FSK-së, nuk shënjestruan asnjëherë civilë.

“Armët tuaja, këtë mos e harroni asnjëherë, janë vazhdimësi e armëve më të pastërta në Ballkan. Armët e paraardhësve tuaj nuk u ndotën kurrë me gjakun e civilëve, ato shënjestruan vetëm uniformën e pushtuesve”, tha ai.

Kujtojmë se sot u bastis shtëpia e komandantit Sylejman Selimi.

Lajme të ngjashme