“A duhet ta ledhatoj?”: Avokati i viktimave e pyet Nuredin Ibishin për një serb të ndaluar i cili kishte sulmuar UÇK-në
Avokati i viktimave në Hagë, Simon Laws, e ka pyetur komandantin Nuredin Ibishi, për një serb të ndaluar.
‘Leka’ ka reaguar ashpër duke thënë se i njëjti ka sulmuar pozicionet e UÇK-së, dhe ka pyetur avokatin “a duhet ta ledhatoj”.
Dëshmia:
Laws: Milevan Stankoviq, ka qenë rojtar pylli dhe më 2 gusht 1998 është ndaluar, dhe ndodhi që ju ishit aty në atë kohë, kur atë e sollën aty. Apo jo?
Nuredin Ibishi: Po
Laws: Ju e njihinjit njëri-tjetrin sepse e kishit takuar në shtëpinë e vëllait, pasi vëllai ka pasur marrëdhënie pune me të, në lidhje me drunjtë e prerë nga pylli?
Nuredin Ibishi: Kjo është gënjeshtër e pastër.
Laws: Nuk e njihni më parë Stankoviqin?
Nuredin Ibishi: Jo
Laws: Vërtetë?
Nuredin Ibishi: E kam takuar të arrestuar. Nuk është, ai ka sulmuar pozicionet tona në Potok me armë.
Laws: Nuk ka rëndësi. Por thjeshtë?
Nuredin Ibishi: Ai ka sulmuar pozicionet tona, ky objekt e ka perimetrin e sigurisë, ënse dikush yn i armatosur këtu ai duhet të arrestohet. Në situatë me uniformë, në situatë stresi të ushtarëve, a duhet ta dinë a ka qenë uniformë e ushtrisë, apo e policisë. Ai ka qenë me armë në dorë. Çka tjetër duhet. Duhet ta ledhatoj. Ai ka pasur fat që ka shpëtuar.
Laws: Më lejoni të iu ndërpres. Sepse ecët shumë përpara?
Nuredin Ibishi: Nuk është sjellur, por ai ka sulmuar pozicionet tona në Potok. Dhe i armatosur. Ai është arrestuar në mënyrë flagrante dhe ka pasur fatin që ka qenë në përmbajtje të përdorimit të armës.