70% e seancave në Hagë, të mbyllura për publikun - NACIONALE

70% e seancave në Hagë, të mbyllura për publikun

2 javë më parë

nga NACIONALE

Nga rreth 20 dëshmitarë të cilët janë dëgjuar që nga fillimi i procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, më shumë se 70 për qind e seancave gjyqësore kanë qenë të mbyllura për publikun.

kkështu ka bërë të ditur Amer Alija, hulumtues ligjor në Fondin për të Drejtën Humanitare në Kosovë.

“Gjykata duhet të kujdeset që me rastin e mbylljes së seancave që informatat të cilat kanë të bëjnë qoftë me identitetin e dëshmitarëve anonim apo me identitetin e familjarëve të dëshmitarëve të jenë të redaktuara për publikun dhe pjesa tjetër e dëshmisë e cila është edhe në interes të publikut duhet të hapet”, ka shtuar ai.

Në këtë proces gjyqësor, seancat pothuajse vazhdimisht janë mbajtur në sesion privat dhe përmbajtja e tyre është redaktuar për publikun.

“Shkelje e Ligjit Ndërkombëtar të Drejtësisë”

Avokati Artan Qerkini ka thënë për Dukagjinin se mungesa e transparencës në rastin e Thaçit dhe të tjerëve nuk është në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Ai ka theksuar se Neni 6 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut garantoi secilit person të drejtën për një gjykim publik, e cila sipas tij, po shkelet në rastin konkret.

Qerkini ka theksuar gjithashtu se standardet ndërkombëtare kërkojnë që seancat gjyqësore të jenë në parim të hapura për publikun.

“Arsyeja e vetme e parimit te publicitetit është informimi i publikut ne lidhje me drejtësinë e procedurës, sepse gjykimet e fshehta bartin rreziqe”, është shprehur ai.

Lajme të ngjashme