30 ditë paraburgim për Naser Hafizin
Gjykata Themelore e Prishtinës ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për zyrtarin e Ministrisë së Ambientit, Naser Hafizi.
AI u arrestua dje në Aeroportin e Prishtinës.
Lajmin e ka konfirmuar avokati i Hafizit, Shptëtim Mehmeti.
“Kërkesa është aprovuar për caktimin e masës së paraburgimit, të njëjtën kemi me ankimu dhe me i ndjek procedurat ligjore”, ka deklaruar avokati Mehmeti për KALLXO.com.
“Diskrecioni i gjykatës është ai i cili ja falë besimin prokurorisë ose nuk ja falë e në këtë rast ia ka falur, ju ka caktuar masa për 1 muaj”- ka shtuar tutje avokati Mehmeti.
Hafizi dyshohet për keqpërdorim të detyrës e shpërlarje parash. Rasti ndërlidhet me faljen e borxheve për ambalazhuesit e ujit.