3 vjet në Hagë për krerët e UÇK-së: Të dielën publikohet intervista me avokatin e Hashim Thaçit
5 nëntori shënon 3-vjetorin e dërgimit në Hagë për ish krerët e UÇK-së. Që nga atëherë, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli e Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim, pa asnjë mundësi mbrojtje në liri.
Në përvjetorin e tretë Nacionale sjell intervistën me avokatin e Hashim Thaçit, Gregory Keohe.
Keohe në një intervistë në Hagë për disa gazetarë kosovarë, ka folur për të gjitha temat që ndërlidhen me gjyqin 'special'.
Pse po ndodhin bastisjet e fundit? Sa do të jetë i gjatë gjykimi? Pse është optimist Keohe për lirimin e Thaçit? Cilat figura të njohura ndërkombëtare janë gati të dëshmojnë pro-Thaçit? Pse Prokuroria e Hagës po i shfrytëzon provat nga Serbia?
Këto e përgjigje të tjera të Keohes, të dielën në Nacionale e Nacionale Videos.
Ndërkohë në Kosovë, u bastisën shtëpitë e ish-këshilltarëve të Thaçit
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë vazhduar me bastisje në shtëpitë e bashkëpunëtorëve të ish-presidentit, Hashim Thaçi. Bastisja e Artan Behramit, ishte e katërta me radhë në shtëpitë e ish-këshilltarëve të Thaçit.
Prokuroria e Hagës siç raportojnë mediet, aktualisht po kryen bastisje në shtëpinë e ish-këshilltarit presidentit Thaçi, Ismail Syla.
Ndërkohë, që dy ditë, Prokuroria e Hagës, ka bastisur shpëpitë edhe të ish-këshilltarëve të tjerë të Thaçiq.
Hetuesit e kësaj prokurorie të martën kanë trokitur në derën e ish-këshilltarit të Hashim Thaçit, Artan Behrami, për të ia bastisur shtëpinë.
Ajo që dihet është se Behramaj ka qenë kritik ndaj Gjykatës Speciale.
Një ditë me parë, ai ka kritikuar aksionet e kësaj prokurorie ndaj dy ish-këshilltareve tjerë të Hashim Thaçit.
“Gjykata Speciale është fashiste, sepse përndjek, arreston dhe dënon vetëm shqiptarët. Prokuroria është në panik! Po humb çdo betejë juridike! Ndërsa, gjykata në përpjekje për të ndihmuar prokurorinë, seancat tragjike-komike po mundohet t’i mbulojë me spektakle. Bastisja e shtëpive të kolegëve, Blerimit dhe Bashkimit, është skandaloze dhe e paprecedent!” – ka shkruar Behrami të hënën në Facebook.
Dy ditë më parë, Prokuroria e Specializuar e Hagës, ka realizuar edhe një aksione tjetër të bastisjes ndaj njerëzve të Thaçit. Të hënë janë bastisur në shtëpitë e së paku dy ish-këshilltarëve të Hashim Thaçit, Bashkim Smaka e Blerim Shala.
Avokati Artan Qerkini i kishte deklaruare për gazetën Nacionalen se nuk i di arsyet e kësaj bastisje.
“Është duke ndodhur një bastisje, por asnjë informacion tjetër nuk mund të ndajë për momentin”, ka thënë ai.