21-vjeçari nga Kosova ekstradohet në Britaninë e Madhe, akuzohet për dy vrasje
Lorik Lupqi, 21-vjeçar nga Kosova, është ekstraduar për në Mbretërinë e Bashkuar. Ai akuzohet për kryerjen e dy vrasjeve në Britani.
Vrasja ka ndodhur në qershor të vitit 2023.
Mbretëria e Bashkuar ka njoftuar se Lupqi dyshohet edhe për një vrasje në tentative.
Ekstradimi ka ndodhur pas bashkëpunimit të institucioneve angleze me ato në Kosovë.
Për këtë rast janë të akuzuar edhe katër persona të tjerë.
Data e gjykimit është caktuar për 17 mars 2025.