Zjarri kaplon një depo me materiale shkollore në Fushë Kosovë
Gjatë ditës se sotme, një depo me materiale shkollore ka marr flakë në fshatin Miradi, në Fushë Kosovë.
Përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për të lënduar.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë, zjarrfikësit, policia si dhe autoambulanca.
Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti.
Ajo ka thënë se përveç dëmeve materiale, nuk raportohet për persona të lënduar.
“Sot rreth orës 12:00, është raportuar se në fshatin Miradi të Fushë Kosovës, një objekt (depo) është përfshirë nga zjarri. Policia dhe zjarrfikësit menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.” – ka thënë ajo.