Vullneti në Gjermani: Sa para shpenzoi për një ditë, 30, 50 apo 70 euro?
Gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi ka kaluar disa ditë në Gjermani, pas liberalizimit të vizave.
Përmes një video të publikuar së fundi, ai na tregon se para të duhen për të kaluar një ditë në këtë shtet mjaft të vizituar nga kosovarët.
Në mëngjes, gazetari blen një kafe dhe një kifle, të dyja i kushtojnë 5 euro.
Dreka me mish pule, iu bë 6 euro e 50 cent, nëse merr “Tacos” ndërkaq, kushton 9 euro.
Dy pica, kushtojnë rreth 9 euro e 50 cent po ashtu.
Për darkë, gazetari tregon që u ushqye me hamburger, i cili i kushtoi pesë euro.
Duke llogaritur edhe shpenzime të tjera si duhani, Vullneti për një ditë shpenzoi 43 euro.
Ndiqeni videon: