Vrasja e rreshterit Muhamet Lika: 7 të arrestuar
Nën dyshimet për vrasjen e rreshterit Muhamet Lika, Policia ka arrestuar sot shtatë persona dhe ka kryer bastisje në disa lokacione, kryesisht në Kaçanik dhe Klinë.
Policia ka arrestuar shtatë persona gjatë një operacioni të madh policor të zhvilluar nga mëngjesi i hershëm në Kaçanik dhe në një lokacion në Klinë.
Drejtori i përgjithshëm i policisë, Gazmend Hoxha dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, në një konferencë për gazetarë kanë dhënë më shumë detaje rreth aksionit dhe të dyshuarve.