Video e audio-inçizime shokuese në salla të gjykatave: Të akuzuarit përballen e i komentojnë ato - NACIONALE

Video e audio-inçizime shokuese në salla të gjykatave: Të akuzuarit përballen e i komentojnë ato

3 javë më parë

nga Arbër Ramadani

Në gjykatë u lëshuan pamjet e vrasjes që ndodhi më 28 prill të vitit 2022 në Klinë. Të akuzuarit Nderim, Basri, Agron, Ardit, Bahri dhe Ylli Gashi u përballën me video-inçizimin e momentit kritik.

Ndiqini këto pamje absulutuisht tmerruese, ku viktima F.H dyshohet se u mbyt për një borxh prej 300 eurove.

Të akuzuarit patën diçka për të thënë për videon që sapo e pamë.

Sipas aktakuzës, tre vëllezër të të dëmtuarve (Hoxha) kishin rrahur një vëlla të të pandehurve Gashi, për një borxh prej 300 euro në Brescia të Italisë. Por që vrasja pastaj ndodhi për hakmarrje në Kosovë.

Në natën tragjike me 28.04.2022 rreth orës 20:30 në fshatin Volljakë të Klinës, të pandehurit kishin lokalizuar vendndodhjen e viktimave, ku viktimat kishin shkuar me familje në restorant për iftar.

Në dispozitivin e parë të aktakuzës së ngritur shkruan se viktima Fazli Hoxha u godit nga një predhë në kokë, përkatësisht në syrin e majtë, “duke tejshkuar kokën dhe duke përfunduar pas veshit të djathtë, i cili rrëzohet pa shenja jete”. Sipas aktakuzës së prokurorisë, viktima u godit edhe i shtrirë dy herë me lopatë.

Sipas aktakuzës, të pandehurit të përgatitur paraprakisht dhe duke vepruar në bashkëkryerje u kishin dalë në pritë viktimave.

Shpërthimi

Jo video por audio-inçizim, po kërkonte më këmbngulje të lëshohej në gjykatë njëri nga të akuzuarit, e që në total janë 11 për shpërthimin te Riza e Missini.

Kjo kërkesë shkaktoi kaos megjthatë audio u lëshua.

Pas këtij audio-in֛çizimi shpërtheu debati, rend e pa rend në gjykatë.

Shqyrtimi për këtë rast do të vazhdonte vetëm një ditë më pas.

Kësaj here, i akuzuari por edhe trupi gjykues ishin më të relaksuar. Fillimisht i akuzuari kërkoi falje për ndërhyrjet e një dite më parë duke thënë se s’e di mirë se kur ka të drejt e kur jo të ndërhyj.

Madje në gjykatë pati edhe një diskutim të shkurtër ndërmjet Gjyqtarës e të akuzuarit për reality shoë-un e njohur Big Brother.

Krasniqi ka thënë se kur është marrë në pyetje nga prokurori është munduar të i ik përgjithësisë, dhe sipas tij nuk është deklaruar drejtë.

Ai tutje ka thënë se të dëmtuarin Riza Bajramin e ka njoftuar në një rast tjetër si dëshmitar, që sipas tij kishte deklaruar rrejshëm.

Këto ishin tri rastet më me interes e më interesantet e javës që shkoi, nëpër gjykatat e vendit.

Gazeta Nacionale përcjellë ç’do ditë, rast pas rasti, seancë pas seanca të gjithë rastet që janë pjesë e procesit gjyqsor e që për to ka interes publik. Na ndiqni në Facebook në Nacionale.com dhe Nacionale Videos, si dh në youtube, Nacionale.com

Lajme të ngjashme