Tragjedia e familjes Abrashi që nisi natën e tmerrit në Mitrovicë
Dhjetë shqiptarë civilë, në mesin e tyre gra, fëmijë dhe pleq, u vranë në veri të Mitrovicës më 3 dhe 4 shkurt 2000, në një natë që sipas të mbijetuarit Luan Abrashi ishte e organizuar për spastrimin etnik dhe ndodhi në prani të forcave ndërkombëtare.
Abrashi, i cili në atë kohë ishte 13-vjeçar dhe humbi nënën, Sebiha Abrashi, tha se vrasjet u kryen në mënyrë barbare dhe pa dallim moshe apo gjinie, duke përdorur bomba, armë të ftohta dhe mjete të tjera.