“Tha une nuk e kom vɾa”: Ia morën jetën kushëririt, vajza dëshmon me emocione për tragjedinë e vitit 2023
Besnik e Ilaz Salihu kanë dalur para Gjykatës këtë të mërkurë. Ata akuzohen për vrasjen e kusheririt të tyre, Salih Salihut në Dumnicë të Podujevës.
Në seancën e mbajtur këtë të mërkurë, ka dëshmuar vajza e të ndjerit, Mirjeta Kadriu.
Dëshmia e saj para Trupit Gjykues:
Çka thuhet në aktakuzë?
Sipas aktakuzës së Prokurorisë, e cila është ngritur më 26.01.2024, Besnik Salihu akuzohet për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, kurse vëllai i tij akuzohet si i kishte dhënë ndihmë Besnikut për ta kryer veprën penale.
Sipas dosjes, Besnik Salihu më 26.03.2023 në fshatin Dumnicë të Podujevës, pas një mosmarrëveshje mes tij dhe viktimës në mënyrë dinake papritur i është afruar tashmë të ndjerit për ta privuar nga jeta.
Me të afruar afër tij, sipas Prokurorisë, Besnik Salihu e kishte qëlluar dy herë me pistoletë në kokë viktimën. Pasi ka qëlluar dy herë në kokë të ndjerin, Besnik Salihu ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Ndërsa vëllai i tij, që akuzohet për dhënie të ndihmës për kryerjen e veprës penale, sipas Prokurorisë, i kishte premtuar të akuzuarit se do t’i ndihmonte për t’i zhdukuar provat e rastit.
Sipas Prokurorisë, ndihma që i ka dhënë Ilaz Salihu vëllait të tij, Besnikut, konsiston në këshilldhënien, duke e udhëzuar që pas kryerjes së aktit t’i asgjësonte rrobat.