Të gjitha pyetjeve tuaja rreth zemrës, u përgjigjet kardiokirurgu Kushtrim Shala - NACIONALE

Të gjitha pyetjeve tuaja rreth zemrës, u përgjigjet kardiokirurgu Kushtrim Shala

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kardiokirurgu Kushtrim Shala, ishte i ftuar në emisionin e radhës ‘Health Matters’ të Gazetës Nacionale.

“Simpotmat e sëmundjeve të zemrës janë disa lloje, varësisht edhe prej natyrës së sëmundjes. Për shembull te sëmundjet iskemike, simptoma kryesore është shtrëngimi i gjoksit, që mund të përhapet edhe në krah apo prapa shpinës.

Mund të ketë edhe simpotme të tjera, të rrahura të shpeshta të zemrës, djersitje profuze, mund të ketë në raste më të rralla edhe frymë-zënie.

Varësisht evolumit të sëmundjes, shfaqen edhe simptome të tjera, si aritmitë, edemat, po ashtu frymëzënia është kryesisht symptom i prekjes së valvulave të majta, valvulës mitrale për shembull.

Lodhja po ashtu, shfaqet tek aktiviteti fizik, pacienti vëren problemet valvulare, vëren simptomet gjatë aktivitetit të sforcumë fizik, më vonë edhe në aktivite të lehta e më vonë edhe më të rënda”, thotë ai në intervistë për Helath Matters.

Kirurgji kardiake

Në pyetjen se cilat janë shenjat që tregojnë se duhet intervenim kardiak, doktori thotë:

“Indikacionet janë një grup, mund të them i konsiderueshëm i gjerë i indikacioneve. Kemi ato kardiokirugjike, kirurgjike, iskemike të zemrës. Në këto raste vjen në shprehje bypassi autokoronar sic e njohim ne.

Përfshihet kur kemi stenozë të arteries së majtë kryesore, kur kemi stenoza multiple apo të shumta të arterieve koronare dhe pacienti ka po ashtu diabet. Apo kemi gjendje të mbylljes apo ngushtimit të arterieve koronare pas procedurave PCI apo intervente.

Kemi edhe indikacione për kirurgji valvulare, tumoret e zemrës, insuficiencën kardiake.

Te sëmundjet valvulare për shembull, së pari vlerësohet valvula në aspektin kardiografik dhe në bazë të shkallës së dëmtimit të valvulës, që mund të jetë stenozë apo ves i kombinuar për secilën do valvulë.

Te sëmundjet e aortës, kemi të bëjmë me diseksionin e aortës që është emegjencë kardiake, sidomos tip 1, që i themi ne, ose tip a -1 dhe 2. Kjo kërkon intervenim emergjent”.

A po shtohen raste për intervenime në zemër?

Kardiokirurgu i njohur, thotë se për këtë pyetje, nuk ka një përgjigje referuar statistikave, pasi që nuk ka ende në Kosovë të dhëna të sakte për shtimin ose jo të rasteve kur ka nevojë për intervenime në zemër, por shton:

“Po, në bazë të asaj që ne shohim gjatë punës tonë, meqë nuk kemi statistika të sakta në Kosovë, por ne shohim cdo ditë e më shumë që preken nga sëmundjet kardiovaskulare dhe kjo është evidente edhe pse nuk kemi numra të saktë.

Por mund të jetë edhe për shkak të rritjes së mundësive diagnostike, po patjetër që është edhe shkak i stilit të jetës edhe dietës që tani po e përdorim në përgjithësi, pra stili i jetës, dieta jo e shëndetshme”, thotë ai.

Komplikimet më të zakonshme;

“Komplikimet gjatë ndërhyrje, ndahen në tri kategori, komplikime intraoperative, komplikimet postoperative dhe ato të mëvonshme apo afatgjate të sëmundjes.

Në të parën, më të shpeshta është gjakderdhja, që mund të ndodhë për arsye të manipulimit të enëve të gjakut gjatë ndërhyrjes, çrregullimi në koagolimin të gjakut, përdorimit të medikamenteve që përdorim në intervenime kardiokirurgjike”, thotë doctor Shala.

Rreziqet pas operimit të valvulave;

“Rreziqet pas ndërhyrjes në valvula, varen nga lloji i valvulës dhe nga stadi në të cilin është intervenuar. Nëse pacienti intervenon me kohë, nëse nuk kemi zgjerim të zemrës, rënie të funksionit të zemrës, atëherë komplikimet janë më të vogla, po ashtu edhe ankesat e pacientit janë më të vogla, pacienti e merr veten më shpejt”, thotë ai.

Lajme të ngjashme