SuImi në tru: Shenjat që nuk duhet t’i injoroni kurrë dhe si t’a bëni testin FAST?
Vjollca Haklaj, mjeke emergjente, në një intervistë për Nacionalen, tregon shenjat që nuk duhet t’i injorojmë kurrë, pasi ato sinjalizojnë një sulm të mundshëm në tru.
“Stroku apo goditja në tru vjen si pasojë e mosfurnizimit me gjak të një pjese të trurit.
Varësisht a kemi të bëjmë me strok iskemik apo hemoragjik, kjo varet nga shkaktarët. Te e para kemi mbyllje të enës së gjakut kurse te hemoragjik kemi gjakderdhje si pasojë e rupturës në ëneët e gjakkut.
Simptomat janë, pacienti ka dobësi të njërës anë, të dorës këmbës apo fytyrës. Pacienti ka kokëdhimbje të pashpjegueshme, nuk mund të shqiptojë fjalët mirë, ka humbje të ekulibrit. Menjëherë duhet të lajmërohet te mjeku.
"FAST është një nga testet e menjëhershme, i thotë pacientit të tregojë dhëmbët ose të qeshë, dhe kjo tregon a ka një shtrembërim të fytyrës apo nuk ka”, tha ajo.
Intervista e plotë: