“S'jemi mësuar t'ju shohim bashkë”, çka i tha Kurteshi gazetarit të Nacionales pasi u pyet për PDK-në? - NACIONALE

“S'jemi mësuar t'ju shohim bashkë”, çka i tha Kurteshi gazetarit të Nacionales pasi u pyet për PDK-në?

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesi i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, po vizitonte të dielën pikat e votimit në veri të vendit, aty ku u mbajtën zgjedhjet e jashtëzakonshme, pas dorëheqjeve të kryetarëve paraprak. Gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi e intevistoi, z.Kurteshin si dhe z.Elshanin e PDK-së, të cilët po mbikqyrnin punën e KQZ-së.

Në pyetjen se pse po udhëtonte së bashku me anëtarin e PDK-së Arianit Elshani, ai tha se kjo ka ndodhur për shkak se vetura ishte e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe se nuk e sheh kjo gjë ndodh zakonisht pasi ata nuk e shohin njëri tjetrin si armiq por si kundërshtar politik me qendrimet të kundërta.

“Ishim me veturë të KQZ-së. Armiq nuk jemi ne. Jemi kundërshtarë, tërë kohën flasim për kundërshtimet politike që i kemi edhe në veturë ama armiq s’jemi ne. Politikisht hiç nuk jemi askund bashkë por ne s’jemi armiq. ” – tha ai.

Më tej, i pyetur se pse ka pak qytetarë serbë që dalin për të ushtruar të drejtën e votës dhe nëse kjo është bërë me urdhër të Vuçiqit, ai tha se qeveria e Beogradit dëshiron të tregojë se në atë pjesë Kosova nuk mund të bëjë asgjë dhe se ata kanë fuqia.

“Ne 5,6 qendra deri tani kemi qenë, ishim edhe në vendbanime shqiptare edhe të përziera. Në vendbanimet serbe nuk ka. Është numër shumë i vogël. Nuk e di nëse po i binden Vuçiqit. Kjo është një çështje se a po i biden apo ka kërcenime, shantazhe, dhunë. Ata dojnë me tregu që ne e kemi pushtetin këtu dhe ju si Republikë e Kosovës nuk mund të bëni asgjë.” - tha Kurteshi.

Lajme të ngjashme