Sigurimi i Kurti ndal Arianit Kocin
Ky është momenti kur avokati Arianit Koci kërkoi të bisedonte me Albin Kurtin, por ai nuk u ndal. Në vend të tij, u ndalën pjesëtarët e sigurimit të Kurtit dhe e ndaluan Kocin të nisej drejt Kurtit.
“Marre t’koft, Albin – që nuk u ndale!
Marre!
Me hy në Kuvend përmes dyerve të garazhës së Kuvendit, e me dalë i rrethuar me 20 policë – vërtetë nuk ka kuptim!
A unë qenkam ai që po të rrezikoj, a?
Unë, që po të pres me pyetje – me kërkesë për sqarim: 29 herë - Kuvendi pa zgjidhje?
Pse?
Hajgare me popull a?
Në vend që të ballafaqohesh – po futesh fshehurazi, e po del i mbrojtur si me qenë në rrezik lufte.
Kjo është frikë, jo përgjegjësi.
Lideri nuk ikë. Lideri del përballë”, shkroi Koci në një reagim të mëvonshëm.