Si e kujton aktorja Rina Krasniqi, të ndjerën Vjosa Berisha?
Rina Krasniqi pati shkruar histori në festivalin e filmit “PriFest”, ku fitoi dy çmime për aktoren më të mirë dhe për aktorin më të mirë.
Kjo pasi ajo luajtur dy role në filmin “Virgjëresha Shqiptare”, njëri si Luana dhe tjetri si një burrneshë me emrin Jack.
PriFest vitin e kaluar është mbajtur pa prezencën e i themelueses e këtij festivali, Vjosa Berisha.
Rina ka punuar shumë afër me tashmë të ndjerën Vjosën. Por si e kujton Rina - Vjosën?
“Vjosa ka qenë , është edhe gjithmonë do të mbes motorri e lokomotiva e PriFest. Ka qenë një grua lidere, boss. Ka qenë shembull qysh unë du me i pa gratë. Në jetën time ka shumë pak gra të cilat e kanë atë lloj force të lideres, që edhe njerëzit përreth tyre i shtyjnë përpara. Që janë figurat më të forta të shahut, veq me kuaj nuk merren në shah mbretëreshat. Ka qenë një ndjenjë e përzier e rëndë, por që nuk e di që unë e kam ndje që është afër”.
Sipas Krasniqit, Vjosa Berisha ka lënë shumë gjurmë në industrinë e vendit tonë.
“Një person që asnjëherë nuk ka pritu, ka qenë shumë e dashur i ka bërë pa pikë të egos”.
VIDEO: