Shtyllat elektrike në rrënim e sipër në Rashan të Mitrovicës, ankohet banorët - NACIONALE

Shtyllat elektrike në rrënim e sipër në Rashan të Mitrovicës, ankohet banorët

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari Burim Pacolli, ka qëndruar në Rashan të Mitrovicës, ku banorët kanë ankesa për shtyllat elektrike. Veç kësaj, ata thonë se Rashani, është prej fshatrave të rralla që edhe rrugët nuk i ka të rregulluara.

“Ata i dojnë ato të vetat me i pasë mirë, a këqyre mirë. Shtyllën na e kena ngjitë. Me ia heq këtë shtyllë kjo bjen. Tash nuk e di kur don me na ardhë rendi neve, me na i ndreq këto shtylla, vec hajde këqyre. Qe një metër. Atje vec thuaje e ka prekë krejt, qe u ra. Tjert i kemi gjysmën e banderave të premë, i ka pre dikush, me u tutë njeri me jetu. Pos Rashani nuk ka as rrugë të shtrume. Duhet me ditë ata vetë, me na e dhënë njëfarë shpjegimi me na tregu pse. Ankesa gjithë kemi, premtime shumë e punë pak”, thotë një prej banorëve për Burimin.

Lajme të ngjashme