Shpërthen racizmi në Prizren, prindi e largon vajzën nga shkolla për shkak të romëve në klasë
Dje në redaksinë e Nacionales, mbërriti një informacion aspak i mirë. Sipas sinjalizuesit, në shkollën “Mati Logoreci” ka ndodhur një ndarje mbi baza racore të një klase, ku janë mbledhur të gjithë romët në klasën e parë.
Atje shkoi gazetarja e Nacionales, Besarta Hoti, e cila rastisi në një prind që ishte i revoltuar për një gjë të tillë.
Prindi në fjalë, shpërtheu në racizëm, duke thënë para kamerës se po e tërhiqte nga shkolla vajzën e tij për shkak të romëve.
Gazetarja e Nacionales foli edhe me drejtorin e shkollës. Se çfarë tha drejtori i shkollës, mund ta dëgjoni në videon e mëposhtme: