Sa ka rrezik që të kemi suIme para ose pas vitit të ri, ashtu qysh tha kryeministri?
“Kohët kur këto grupe mund të kryejnë sulme janë tani më të ndjeshmet. Por edhe për festat e nëntorit që lidhen me festat në Kosovë, por edhe në Serbi. Asnjë deklaratë e jona nuk ka pasur qëllim që të ndjell frikë dhe panik. Ushtria e Kosovës, Polica, gjitha institucionet e sigurisë janë të gatshme që të përballen me çdo sfidë dhe kërcenim që cenon integritetin territorial dhe jetën e qytetarëve tanë”.
Kështu tha veç tjerash ministri i mbrojtjes, Ejup Maqedonci, kur në konferencën e fundvitit u pyet nga gazetarët, se sa janë mundësitë për sulme si ai në Ibër-Lepenc, ashtu qysh deklaroi edhe kryeministri Kurti.