Rruga e sakatosur në Livoç: Çka ndodhi, sipas Hysen Durmishit? - NACIONALE

Rruga e sakatosur në Livoç: Çka ndodhi, sipas Hysen Durmishit?

1 vit më parë

nga NACIONALE

Zëvendësministri i Infrastrutkurës, Hysen Durmishi, lë fajtore kompaninë përgjegjëse që kishte shtruar asfaltin famoz në Livoç, fotografitë e të cilit u bënë virale në orët e fundit në internet, ku rruga dukej sikur të ishte shtruar para 5 shekujsh.

Në një prononcim për gazetarin Burim Pacolli – i cili ishte në vendin e ngjarjes – Durmishi ka thënë si më poshtë:

Është një kontratë që është me kredi prej BERZh-it dhe aty është e angazhume një kompani mbikëqyrëse për koalitetin e punimeve. Projektin e udhëheq Njësia për implementimin e projektit.

Gjatë këtyre ditëve kanë fillu dëmtimet e shtresës së asfaltit në disa pjesë aty dhe në bazë të asaj se cka më është raportu, është se shtresa e evurzionit nuk është bërë si duhet, nuk është pastru mirë rruga, nuk kanë qenë kushtet adekuate.

Përgjegjësi e kompanisë, po. Ata e kanë për obligim që ta sanojnë këtë pjesë. Nëse nuk është sipas standardeve nuk iu bëhet pagesa. Është vendosë menjëherë të fillohet me punë, me gërru asfaltin, është përgatitë për asfaltimin e shtresës së re, por kur ka reshje nuk mund të shtrohet.

Në bazë të asaj që më është raportu sonte fillojnë me gërryerjen e shtresës së asfaltit, me përgatitjen e shtresës së re. në momentin kur ka kushte të volitshme atmosferike, ata do ta bëjnë”, tha ai.

Lajme të ngjashme