Reagimet 'epike' të ambasadorëve derisa fliste Donika Gërvalla - NACIONALE

Reagimet 'epike' të ambasadorëve derisa fliste Donika Gërvalla

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Zv. kryeministrja dhe kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, e ndodhur në një panel me ambasadorin amerikan, ambasadorin e BE-së në Kosovë dhe ambasadorin gjerman e mbajti një fjalim mosvet patetik. Por, ajo që ra në sy kësaj here ishin reagimet e këtyre të fundit.

Gërvalla përveç pjesës tashmë të famshme për “tre kompasët”, u duk se i bishtnoi formulimit se dialogu nuk kishte alternativë.

Ajo foli për shumë shkronja “d” që i kishin rënë në sy derisa po e përgatiste fjalimin për atë mbledhje.

Çehret e ambasadorëve ishin mjaft të ngrysta. E përveç çehreve, ambasadori amerikan dhe ai gjerman bënin edhe gjeste me duar, ndoshta nga nervoza.

Ambasadori amerikan në mënyrë të drejtpërdrejtë madje edhe i reagoi znj. Gërvalla sa i përket "d"-ve. Ai i tha se dialogu ishte një "D" e madhe. Dialogu i lehtësuar nga BE-ja. Ai e përsëriti se nuk kishte të tjera mjete në dispozicion për t'i ikur dialogut. Gërvalla ndërkohë, kishte thënë se nuk duhej menduar me mendësinë që ka vetëm një rrugë.

Ndiqni videon e mëposhtme:

Lajme të ngjashme