Rasti "Eurogoma", pjesa II: Rexhepi thotë se prokurori Sadat Topalli pushoi hetimet
Pronari i kompanisë "Eurogoma", Ismet Rexhepi, në një rrëfim për Nacionalen, jep detaje shqetësuese rreth një problem që i doli në objektin dhe tokën që e kishte marrë me qera…
Çka ndodhi?
Ismet Rexhepi, kishte nënshkruar një kontratë për të marrë me qera një tokë në Ferizaj në vitin 2018.
Kontrata ishte nënshkruar mes tij dhe pronares në emrin e së cilës gjendej toka për 10 vite, pra ishte e vlefshme deri në vitin 2028.
Pronarja e tokës, kishte autorizuar një person në xhirollogarinë e së cilit do të bëhej pagesa e qerasë.
Pas një kohe, Ismet Zeqirit i shkon në kompani një person i cili pretendon se e ka blerë tokën dhe kërkon nga pronari i "Eurogoma" që të largojë nga aty objektin për të cilin së bashku me mallin brenda, kishte investuar tashmë afro 200 mijë euro.
Duke marrë parasysh se personi në fjalë nuk i prezanton asnjë dokument që dëshmon blerjen e tokës, Ismet Rexhepi e injoron dhe vazhdon ta paguajë qeranë tek i autorizuari sipas kontratës që kishte nënshkruar në vitin 2018 dhe që ishte e vlefshme deri në vitin 2028.
Pas disa kohe, rreth vitit 2022, pronarit të "Eurogoma" tashmë i lajmërohet një tjetër person, Hajriz Bajrami, i cili kërkon të dijë se në bazë së cilës kontratë po e shfrytëzonte z.Rexhepi parcelën.
Rexhepi, në mirëbesim ia tregon kontratën që kishte nënshkruar në vitin 2018 me zonjën në fjalë.
Pas disa ditësh, Hajriz Bajrami, i cili njëherësh është edhe vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami, e kontakton pronarin e "Eurogoma" duke i thënë se duhet ta lironte tokën pasi që ai e kishte blerë.
Për ta sqaruar ngjarjen, avokati i Ismet Rexhepit, Halit Shaljani, organizon një takim me Hajriz Bajramin dhe avokatin e tij, por në takim, në vend të Hajrizit, paraqitet vëllai i tij, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami.
Pasi nuk merren vesh, pas disa ditëve disa punëtorë shkojnë tek objekti i "Eurogoma" dhe nisin ta demolojnë atë.
Ndiqeni pjesën e parë të rrëfimit të Ismet Rexhepit dhe prononcimin e deputetit Alban Bajrami për rastin:
Në pjesën e dytë të rrëfimit, Rexhepi thotë veç tjerash si më poshtë:
Fillimisht më kanë kallxu se na kemi punëtorë atje, më kanë thanë kqyre more kokan tuj na e prishë servisin. Jam bindë që këta e kanë me të fortë o vëlla.
Të hanen kemi shku me e denoncu me polici.
I morëm fotografitë edhe kontratën, u paraqitëm në sportel, jemi prej Eurogomës.
Erdhi një polic, na mori me vete na coi në katin e dytë edhe në një zyre të caktume.
Erdhi hetuesi që ishte totalisht i papërgjegjshëm. Realisht bojke hajgare me neve, thojke o cka keni ardhë more këtu, i tham o njani po na e prishë servisin bre, edhe kena ardhë me mujtë me nalë që mos t’e bon damin ma të madh, se objekti nuk është maketë, është përnime i marumë. E ai tha, cka keni ardhë këtu o vëlla, cka nuk thirrshi prej atjehit.
Unë i thashë, e qysh na me bo selfie prej atjehit, me u rrehë me ata, e tani me ju thirrë hajde se jane bo llom qitu mes vete do shqiptarë.
Ky hetuesi tha shume hezitoi, dikur e qiti problemin tjetër, tha nuk po kemi vakt o vëlla, janë do protesta qatje.
Avokati jem tha, nëse nuk keni vakt, qitna poshtë, e kthena prapë, ja nisim rrëfimin prej fillimit.
E mandej polici Zymer Veseli, na majti nja dy orë tu bo hajgare, e ka marrë deklaratën a din. Menzi e deponuam deklaratën. Prishja ndërkohë ndodhke.
Na kena shku në polici, kena dalë prej policisë, asnjë veprim nuk e kanë bo.
E kemi njoftu prokurorin, qyre na e bonem një denoncim në polici.
Qyre, me të kallxu drejt, nuk osht qe s’mu jepke kaniherë me shku te objekti, me ju thanë cka jeni kah boni bre djem këtu, a ua ka bo baba a kush.
Ndërkohë, prokurori i rastit, ka kërku prej avokatit tem, urgjent me e bo një kallëzim penal.
Por ai ka lyp prej avokatit, mas dokumenteve që i ka krahasu, informatat dhe cka po raporton hetuesi policor.
Prokurori ka lyp prej neve, a ka mundësi urgjent me e deponu një kallëxim penal.
Na, për ditë jemi kanë qaty, kemi pritë mos po shkon dikush me i ndalë qata punëtorë.
Kërkush s’ka shku me i nalë, nja dy javë ditë të mira vazhdoi kjo si kurgjo, 50% e objektit u prish.
Kur lypëm prej prokurorit, pse bre s’po bon asnjë veprim, ai tha: më falni unë nuk jam mo prokuror i rastit.
E kanë përfundu prishjen dhe kanë fillu me maru objektin e vet mrena objektit tem.
Rrëfimi i plotë: