Raportimet e Nacionales për fajdexhitë në Gjilan: Gjykata lëviz për kthimin e dy shtëpive tek viktimat
A i mbani mend raportimet rreth rastit të Eroll Muratit dhe vëllait të tij, që dyshohet se janë dëmtuar rreth 2 milionë euro si pasojë e fajdeve?
Të dyshuarit për fajde Naim dhe Ariton Sahiti, dyshohet se ndër të tjerash i kishin marrë Erollit dhe vëllait të tij edhe katër shtëpi në Gjilan.
Pasi kemi raportu vazhdimisht në Nacionale për këtë rast për të cilin ende nuk është ngritë aktakuzë nga Prokuroria Speciale, të paktën janë vërenjtur disa lëvizje të vogla të drejtësisë në këtë drejtim.
Sipas dosjes fillestare të hetimeve, fajdexhitë dyshohet se shtëpitë që i merrnin prej viktimave i kanë vendosën në emër të personave të tjerë.
Njërit prej personave që ja kanë qitë dy shtëpi në emrin e tij, me inicialet B.S., pasi u pati arrestu i njëjti ka pranu që me marrëveshje me i kthy shtëpitë tek viktimat pasi që sipas tij ai nuk ka qenë në dijeni që Naimi dhe Aritoni kanë qenë duke i përfitu ato në mënyrë të kundërligjshme.
Pasi palët kanë bo marrëveshje, tash pas dy viteve ka nis që edhe Gjykata me lëviz në drejtim të drejtësisë.
Sipas B.S., ai ka pranu fillimisht që shtëpitë me dal në emrin e tij vetëm pasi që ka pasur raport familjar me të dyshuarit Naim dhe Ariton Sahiti dhe nuk ka pasur ndonjë dyshim.
E kur u pat arrestu nga policia dhe u pat mbajt në paraburgim, atëherë i njëjti ka kuptu që shtëpitë dyshohet se janë përfitu në emër të kamatës së fajdes duke dëmtuar viktimat, kështu që ka pranu me i kthy shtëpitë.
Në seancën dje që u mbajt në Gjilan, avokati i Eroll Muratit dhe familjes së tij në këtë rast, Halit Shaljani, ka kërku nga Gjykata që për dy shtëpitë në fjalë, të nxjerret aktvendim i pjesshëm, pasi që pala ka pohuar se asnjëherë nuk ka paguar për ato shtëpi në asnjë formë.
Gjithashtu, avokati i viktimave të fajdes ka kërku që ekspertiza me dal në vendin e ngjarjes, ku janë shtëpitë që po shihen edhe në pamje, e me pa gjithashtu vlerën e këtyre shtëpive dhe dëmet që janë shkaktu pasi që të njëjtat nuk kanë guxuar të hapen nga askush tash e dy vite prej që rasti është paraqitur në polici.
Ndërkaq, mbrojtja e B.Z., në emër të së cilit janë shtëpitë, nuk e kanë kundërshtu asnjë pikë të kërkesës së palës që dyshohet se janë viktimë e fajdes.
Pra katër shtëpitë e marra nga fajdexhitë, janë në masë të përkohshme ku askush nuk guxon t’i përdor ose diçka e tillë deri sat ë kryhet rasti në Gjykatë.
Duke e marrë parasysh që dëmi i shkaktuar ndaj viktimave të fajdes arrin shumën rreth 2 milionë euro, edhe nisja e procedurave për kthimin e dy shtëpive mund të duket lëvizje e vogël, por të paktën dëshmon lëvizjet e drejtësisë në këtë drejtim.
Këngëtari i njohur, Eroll Murati, ishte zhdukur nga rrjetet sociale pas akuzave ndaj tij për mashtrime me viza.
Ai dyshohet se mori mijëra euro nga disa qytetarë, duke iu premtuar rregullimin e vizave.
Murati ka rrëfyer për herë të parë për Nacionalen se si u bë viktimë e fajdeve dhe se si u detyrua të mashtronte qytetarët për viza.
Afër 500 mijë euro i humba – thotë ai
“Për momentin e për gjithcka, jam zhdukë sepse nuk kam pasë as me knu, mu ka imponu, nuk kam pasë hapësirë me dalë as prej shpie. M’u kanë imponu, për obligimet që kam nuk i mohoj, por më është imponu prej njerëzve prej familjes (e përmend me emër)”.
Ata janë haraçegji. Nuk kam marrë as pare as kurrgjo. Sa herë kam bë dicka, ma kanë imponu.
Sa herë kam pasë në një local me knu, sefte u kanë më 6 shtator 2019.
Ata e kishin pasë me një qëllim shumë të keq. Është pjesa ‘Arditi Club’, është një rrugë kah Gjilani, më pagujtën 400 euro aty. Herën e parë, në të dytën, më thojshin hajt se tash masi po knon për natë, mirremi vesh. Mas dy tri dite, prej atij momenti jam kanë i dështumë, kam qenë i kërcënume.
Masi mi jepshin 400 euro, mas dy dite, më thojshin na i ke borxh 4000 euro, 5 mijë.
Prej atëherë, kam qenë i kërcënumë, me familje me fëmijë e me krejt.
Parë nuk më kanë dhënë më kurrë. Nëse kisha dicka, më thojshin: ho 200 euro, ho një zinxhir.
Kam mendu me kontaktu Policinë, por jam kanë i kërcënumë, më kanë thënë se nëse shkon në Polici ta farojmë familjen. Ta kidnaponojmë fëmijët.
Kjo vazhdoi prej 2019-tës, deri tash që më ndodhi me gazetarët, që nuk mujta, ma mbyllën gjithcka.
Ata u arrestuan për këtë rast, është në prokurori, me fakte me krejt.
M’u imponua (për viza). Më thojshin: merrja qëtij 20 mijë euro, na ia bojmë një pasaportë, të rrimë mas për gjithcka.
Kam hupë krejt, jam detyru me iu marrë njerëzve pare. Qysh i merrsha paret se ka 100 mbramje në vit kam këndu, më shtyjshin para kohe me ua marrë paret, me iu thanë e kam nanën e smutë, e kam babën e smutë, me ua dhanë paret.
M’i cojshin ka 10 veta, me pritë me kry kur të këndoj me mi marrë paret.
S’di sa herë kam tentu me mytë vetën, se meniherë paret m’i merrshin.
Për krejt cka po foli, është e njoftume Prokuroria, me shtet me krejt.
Kërcënime kam pasë në plot forma. Thojshin ta marrim fëmijën 3 vjet, ose çoji paret.
Nuk mujsha me ardhë as në Kosovë prej tyne, u zhduksha.
Gjithcka jam tutë. Tani, shkurt e shqip më kanë shkatërru me temel.
Afër 400 mijë euro kesh ua kam dhanë, nuk po hi me vetura e kësi, se dalin 500 mijë.
Iu kam dhanë edhe vetura.
Kam shku iu kam thanë, a po ma jep qët veturë, ta paguaj për ni muaj, ua jepsha këtyne edhe mo nuk shihsha dritë me sy.
I kam unë krejt në speciale, në Prokurori.
Familja më kanë vërejtë, më thojshin e ke një hall. E kam mbajtë në vete.
Më kanë kërcënu, kanë hy edhe në familje me armë në banesë, na kanë qitë prej banesës, në Gjilan në banesën time personale”, thotë ai.
Ndiqni të gjitha pjesët e rrëfimit, realizuar nga gazetari i Nacionales, Oqean Dërmaku.
Ish-komandanti i policisë, Ridvan Xhemajli është përmendur në rastin e fajdeve ndaj Eroll Muratit dhe vëllait të tij.
Gazetari i Nacionales, Oqean Dermaku ka arritur që të intervistoj ish-komandantin Xhemajli.
Ky i fundit ka treguat për raportin që ka me të dyshuarit Naim dhe Ariton Sahiti.
Për më shumë ndiqeni videot më poshtë.