Qe pse raporti i organizatës që e përmendte Kurti është zi e terr për të - NACIONALE

Qe pse raporti i organizatës që e përmendte Kurti është zi e terr për të

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Tash që hyri në vitin e katërt në pushtet, kryeministri Kurti nuk ka shumë gjëra për t’u lavdëruar. Për atë arsye, ai e përmend e stërpërmend organizatën e famshme amerikane Freedom House. E përmend në Kosovë, në diasporë, para mediave vendore e ndërkombëtare, e përdor në Facebook, e përdor ndoshta edhe kur përuron ndonjë rrugë. Etj. Etj.

Por, në raportin e plotë të Freedom House që sapo doli ka shumë gjëra me të cilat Qeveria Kurti duhet të turpërohet.

Aty përmendet rasti tmerrues i Klan Kosovës dhe përpjekjet e pushtetit për ta mbyllur atë.

“Mediat përballen me sfida të shumta, prej presioneve nga qeveria te kërcënimet serioze të sigurisë kur raportojnë nga Veriu i Kosovës,” – thuhet mes tjerash në këtë raport. Pra, Qeveria e Kurtit është futur bashkë me bandat serbe në të njëjtën fjali. Aty përmendet edhe sulmi seksist që Rron Gjinovci – si mbështetës i zjarrtë i Kurtit – i bëri Flutura Kusarit, aktivistes së medias. E përmendet edhe emërimi i Luljeta Aliut – adhurueses së Kurtit – në Komisionin e Pavarur të Mediave.

Ka një vlerësim edhe sa i përket raportit Kurti-Osmani.

“Kur vjen puna te funksionimi i brendshëm i shtetit, roli i Osmanit në avancimin e iniciativave në mënyrë të pavarur priret të jetë margjinal, pavarësisht pozitës së saj si pjesë e qeverisë,” – thuhet aty.

Ka edhe një varg fjalish tjera që nuk e paraqesin Qeverinë Kurti në dritë të mirë. Në fakt, e paraqesin në po atë dritë siç e paraqisnim edhe ne, mediat. Por, a do të jetë Kurti tash armiqësor me Freedom House siç ishte edhe me mediat? S’e besojmë. Do të mëshojë aty ku është e lehtë.

Lajme të ngjashme